Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Burime të lapsi.al thonë se lideri historik i Partisë Socialiste është shtuar në një spital privat të Tiranës.
Shkak është bërë një frakturë që 71-vjeçari ka pësuar në këmbë. Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për diçka më të lehtë se shtrimi i herës së fundit.
Thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri. Gjendja e tij asokohe ishte e rëndë, por me kujdesin e mjekëve, e kaloi periudhën e vështirë.
Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit.