Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski janë jashtë skuadrës së Interit për t’u përballur me Romën. Mesfushori shqiptar është lënë jashtë nga trajneri Simone Inzaghi, pas problemeve të shfaqura në stërvitjen e së premtes. Mediat pranë klubit zikaltër flasin për një dëmtim në gju, i cili duket i lehtë momentalisht, por tek Interi nuk donin ta rrezikonin.
Asllani vinte nga supergoli që i dha fitoren 0-1 Shqipërisë në Tbilisi. Lajmi i mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Nicolò Barella, i cili u detyrua të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare për Italinë në Ligën e Kombeve për një problem muskulor. Interi luan të dielën në udhëtim me Romën në orën 20:45, me sfidën që vlen për javën e tetë në Serie A