Londër – Saphira Huang jep një shumë prej 1.8 milion euro për arrestimin e autorit – Goditja ndodhi në Avenue Road, një nga rrugët më të shtrenjta në veri të Londrës.
Një vjedhje me vlerë rreth 12 milionë euro ka ndodhur në një apartament në Londër , duke shkaktuar një “dhimbje koke” për policinë.
Objektivi i personit me kapuç që “goditi” Avenue Road, një nga rrugët më të shtrenjta të kryeqytetit britanik, ishte multimilionerja, influencuesja dhe koleksionistja e arteve, Saphira Huang.
Ndër sendet e vjedhura ishin bizhuteritë nga shtëpitë e famshme si Chopard, Van Cleef & Arpels dhe Katherine Wang.
Sipas Daily Mail, Huang nuk ishte në shtëpinë e saj në veri të Londrës kur ndodhi vjedhja. Sipas të njëjtit publikim, shumë nga mallrat e vjedhura ishin shfaqur nga vetë Huang në postimet e saj në mediat sociale.
Siç u njoftua, hajduti që hyri nga dritarja në katin e dytë, u largua me bizhuteri 12 milionëshe euro dhe çanta me vlerë rreth 170,000 £. Vlerësimi i punonjësve të policisë të ngarkuar me hetimin është se vjedhja ka ndodhur diku mes orës 17:00 dhe 17:30 të mbrëmjes së 7 dhjetorit.



I dyshuari përshkruhet si një mashkull i bardhë në moshën 20-30 vjeç i veshur me kapuç, pantallona të gjera dhe një kapele gri. Ai është kujdesur të fshihte fytyrën nga kamerat e sigurisë dhe dyshohet se mund të ketë qenë edhe i armatosur.



Siç raportohet nga Sky News, Huang po ofron një shpërblim prej 600,000 eurosh për informacionin që çon në arrestimin e autorit dhe një shtesë prej 10% të vlerës së çdo sendi të gjetur dhe kthyer asaj.