Frances Tiafoe humbi ndeshjen dhe mendjen në Masters 1000 në Shangai. Në fund të ndeshjes së raundit të tretë kundër rusit Safiullin, tenisti amerikan u vërsul ashpër dhe në mënyrë plateale kundër arbitrit, Jimmy Pinoargote.
“Ik q*u, Ik q*u, mik. Seriozisht, ik q*u, idiot i ka*it – shpërtheu tenisti pasi përshëndeti kundërshtarin e tij në rrjetë -. E prishe ndeshjen! Bëje punën tënde të qi*ë! Kam tre orë që luftoj dhe vrapoj për jetën time!” Fjalë shumë të rënda për të cilat Tiafoe do të duhet të japë llogari: një gjobë shumë e lartë është e sigurt dhe mund të ketë edhe një periudhë skualifikimi.
Por çfarë e bëri Tiafoe të humbiste kështu mendjen? Një shkelje e kohës e thirrur nga arbitri në fazat e nxehta të ndeshjes, me rezultatin 5-5 në tie break të setit të tretë dhe vendimtar. Tiafoe kishte marrë tashmë një paralajmërim dhe për këtë arsye humbi shërbimin e tij të parë sepse, sipas arbitrit, koha në dispozicion për të shërbyer kishte skaduar. Thirrja erdhi edhe pse Tiafoe e kishte hedhur topin në ajër, por sipas arbitrit nuk ishte një hedhje e gabuar por humbje kohe.