Nga Përparim Kabo – Përdhosja e flamurit tonë kombëtar dje në stadiumin e Pragës, më shumë se një gjest i shëmtuar provokativ. Sot do dëshiroja që shtypi i ditës në Shqipëri, të hapte faqet e para duke goditur kētë veprim, antishqiptar, antisportiv-UEFA flet me sloganin, jo racizmit.
Djemtë tanë futbollista nuk bënë atë që kryen me dinjitet dhe atdhetari në Beograd, ku mbrojtën simbolet dhe figurat historike kombëtare. As ata që ishin në stol, as stafi, as njerëzit e FSHF, as ata që si pērfaqësues mediatik ndodheshin në stadium. Çfarë vlere ka të kënduarit me pathos i Hymnint Kombëtar?!
Ambasada jonë në Pragë, Ministria e jashtēme dhe Europës, duhet të bëjnë detyrën. Çështja duhet të shkojë në organet gjygjësore sportive dhe në UEFA. Askush nuk mund të përdhosi simbolet tona kombëtare.
Kur Çekosllovakia u pushtua brutalisht në gusht 1968, ne si shtet dhe si popull dolëm publikisht në mbrojtje të tyre. Habitem se si opinioni sportiv atje nuk ndërhyri. Vëzhguesi i UEFA s…komisari fushës.
Tani dy fjalë për ata që e ideuan dhe ata që e realizuan. Ai flamur gjaku dhe nderi nuk mund të poshtërohet…ka rrënjë të thella, mos më në këtë rrugë pa krye…mos!
P.Kabo. 12 tetor, 2024.