Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor të Como-s në Itali. Në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç. Pas raportimeve për të shtëna oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona. Ndërkohë 19-vjeçari është nën akuzë për mungesë dokumenti identifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts