Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë që është i lumtur me kontributin e Raphinës pasi që sulmuesi jep gjithçka për klubin.
Braziliani është ndër figurat më vendimtare të Katalunasve të cilët pavarësisht lëndimeve i kanë renditur pesë fitore në pesë javët e para në La Liga.
“Që nga dita e parë që kam arritur te Barcelona dhe kam parë Raphinhan, e kam parë një lojtar që jep gjithçka për klubin”, ka thënë Flicku, përcjellë gazetari Fabrizio Romano.
Raphinha shënoi tregolësh në fitoren prej 5-1 të Barcelonës, si mysafire e Villarrealit.