Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, në Sarandë. Mësohet se një grua ka vrarë burrin me sopatë në kokë teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që e çuan gruan drejt aktit të rëndë, por policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave.

Policia

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeçe ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts