Një ngjarje e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ka tronditur opinionin publik, ku gruaja vrau burrin me sëpatë. Një nga banorët e fshatit ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj. Fqinji rrëfen se Elvira Tahiraj ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima, bashkëshorti i saj, Llazar Tahiraj, punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.
‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.’-u shpreh fqinji.
Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.