Cakran – Ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur ne Cakran te Fierit ka folur ne nje interviste per mediat, 17 vjeçari Ydo Xhafa që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme “Mustafa Hoxha në Cakran të Fierit.
Djali ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi para se të niste ora e mësimit.
Sipas te plagosurit prezenca e mjeteve prerese ka qene prej kohesh ndersa ka qene mesuesja qe e ka shpetuar.


Babai i i 17-vjeçarit Vasil Xhafa i tronditur eshte shprehur i ati i djalit te plagosur i cili ka kerkuar drejtesi dhe siguri pasi sipas tij kjo mungon.
“Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja
Dua drejtësi në vend. I kërkoj Edi Ramës mos të kërkoj llogari vetëm në Tiranë,por edhe në Cakran. Se sot është djali im, nesër është një tjetër. Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri ne asnje vend. “