Cakran – Fermerët e zonës së Cakranit e kanë kthyer autostradën Levan – Tepelenë në pika shitje të gjelave të detit.
Fermerët: Më shumë blejnë emigrantë. Nuk ka shitje, çmimi i ulët, po dalim me humbje, fitim nuk kemi, na mbeti kallëmi. Emigrantët: Kemi ardhur enkas për gjela deti, kjo zonë i ka bio, nuk konsumohet gjeli i detit  i pularive në Greqi

Segmenti i autostradës Levan – Tepelenë në zonën e Caktanit ka shumë pika shitje për gjelin e detit të ngritura anës rrugës. Kjo është gjetur si mundësi për treg shitjen e gjelave të detit pasi në tregjet e tjera nuk ka shitje dhe çmimet janë shumë të ulta.

Ata thomë se ndryshe nga vitet e tjera këtë vit nuk ka shitje kjo për dy arsye, mbytja e tregut vendas me gjela deti importi nga Greqia por edhe shpopullimi, ikja e popullsisë në emigarcion.

Nga ana tjetër të shumtë janë emigrantët apo qytetarët e zonave të tjera të Shqipërisë që vijnë e ndalojnë enkas për të blerë gjelin e kësaj zone për shkak se është bio, ushqehet më kullotë por edhe me ullinjë, ka shumë shitje të veçantë.

Një emigrant pohon se ka ardhur nga Greqia për ta blerë në Cakran pasi është bio sepse gjeli detit në Greqi nuk ka këtë shije, thotë ai.

Fermerët thonë se për këtë vit shitjet janë të ulta, nga 10 mijë lekë kilogrami i gjelit të detit një javë më parë ka shkuar në 8 mijë dhe pula e detit nga 12 mijë lekë kilogrami më 10 mijë.

Në tregjet ne qytetin Fier gjeli i detit po shitet me 7 mijë lekë kilogarmi dhe pula 8 mijë ndërkohë që në dyqane i therur po shitet me 7500 lekë kilogrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts