Giro d’Italia 2025 do të nisë nga Shqipëria. Pas javësh me dyshime dhe polemika, “Corsa Rosa” ka zbuluar “Grande Partenza” për edicionin e 108-të, i cili do të fillojë nga Durrësi më 9 maj. Organizatorët kanë prezantuar itinerarin e etapave të para që do të kalojnë nëpër Shqipëri, përpara se të rikthehen në Itali, më saktësisht në Pulja. Pjesa tjetër e itinerarit do të zbulohet më 13 janar në Romë.

RAMA: “KEMI MPOSHTUR VENDE TË TJERA”

Në praninë e Vincenzo Nibali, dy herë fitues i kësaj gare, “Grande Partenza” u shpall në rezidencën zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte një nga mbështetësit kryesorë të mbërritjes së Giro d’Italia në vendin e tij. “Kemi mposhtur shumë vende të tjera më të afta dhe më të pasura se ne,” tha Rama. “Do të kemi mundësinë të tregojmë territorin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë shikues në 200 televizione në mbarë botën. Gjithmonë kam thënë se Shqipëria është një Itali e vogël, dhe tani, me ‘Grande Partenza’, do të jemi me të vërtetë një Itali nga ana tjetër e detit. Për ne do të jetë hera e parë, por shpresoj jo e fundit.”

Etapa e parë, 164 kilometra me përfundim në Tiranë, do të jetë një lloj “prove” për ata që synojnë të fitojnë Trofeun Pa Fund, duke pasur parasysh 1800 metra disnivel që duhet të përshkohen, çka mund të japë fanellën e parë rozë njërit prej favoritëve. Të nesërmen do të zhvillohet një kronometër i valëzuar prej 13.7 kilometrash në rrugët e kryeqytetit shqiptar, që mund të ndryshojë kreun e renditjes. Tre-ditëshi në anën tjetër të Adriatikut do të mbyllet me një etapë tjetër të ndërlikuar, 160 kilometra me nisje dhe përfundim në Vlorë, që mund të nxisë disa çiklistë të tentojnë një shkëputje, veçanërisht për shkak të zbritjes së gjatë drejt finishit.

Giro

BELLINO: “NUK MUND T’I THOSHIM JO”

“Do të jenë tri etapa shumë të rëndësishme, me protagonistë çiklistët që garojnë për renditjen e përgjithshme. Ai që do të largohet nga Shqipëria me fanellën rozë mund ta ruajë atë në Itali për 4-5 ditë. Simbolikisht, kjo është diçka shumë e bukur, duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes dy vendeve,” tha drejtori i Giro d’Italia, Mauro Vegni. Edhe Paolo Bellino, CEO i RCS Sport, shtoi: “Na bindi jo vetëm vendi juaj, organizimi dhe entuziazmi juaj, por sidomos forca frymëzuese e kryeministrit Rama. Nuk mund t’i thonim ‘jo’. Këtu do të lëmë një trashëgimi të madhe; do të ketë një rritje të madhe të turizmit dhe krijimin e profesioneve të reja, për shembull, ato që lidhen me cikloturizmin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts