Fier – Mbi 100 punime në vizatim të rimbledhura e të ripunuara janë ekspozuar në dy pavione të Galerisë së Arteve Vilson Kili a në Fier nga piktori Gazmend Leka.

Janë vetëm vizatime, kthim pas ne kohe, figura qe i kam pasur dëshire nder kohe dhe po i sjell në një tjetër dimesion një rindërtim, por asnjehere nuk kam thene qe jam shume i kënaqur, ka pohuar piktori Gazmend Leka.

Më vizatimet e piktorit Leka mbizotëron ngjyra kafe e pjekur, portokallia , misteri, kurioziteti gjë për të cilën autori pohon se ka gjetur stilin e vet. Në pasionin tjetër mbizotërojnë vizatimet e nxehta, nudo.

Artisë , vizotorë qytetarë shprehën mendimin e tyre rreth kësaj ekspozite ku piktori fierak Pandeli Lena do të fliste si për shokun e mikun e tij Gazmend Leka por edhe punimet e tij.

Në dy pavione të Galerisë Arteve në Fier Leka ka paraqitur mbi 100 vizatime, ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur disa ditë për dashamirësit e pikturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts