Pas masës së dhënë ditën e sotme nga SPAK, gazetari Artan Hoxha ka reaguar për “Top Story” në Top Channel. Hoxha shprehet se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.

“Jam në detyrim paraqitje me Eltonin, nuk kam arrest shtëpie. Thjesht në mëngjes herët na bastisën shtëpitë, morën gjithë mjetet e punës, celularë, tablet, lap top, usb, hardisk, kaseta video, gjithë arshivën. Materiale të papublikuar të SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje.

Pasdite na thirrën, na kërkuan Ndjesë dhe na thanë që bastisja në banesë është bërë në shkelje të ligjit dhe na kthyen mjetet e punës…. Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjërat…”, – deklaroi Artan Hoxha për emisionin “Top Story”.

Hoxha, reagoi edhe nëpërmjet emisionit “Opinion” në lidhje me këtë ngjarje. Ai u shpreh se nuk ka kryer asnjë krim. Sipas tij, kontrolli i ushtruar ndaj tyre ka rezultuar i paligjshëm.

“Brenda një kohe të shkurtër, shtëpia ime është bastisur dy herë nga SPAK. Prej 19 viteve punë pa ndërprerje duke zënë me dorë thuajse të gjitha grupet kriminale në Shqipëri dhe jo vetëm, sinqerisht jam habitur për një masë të tillë të firmosur nga njerëz që unë kam besuar që i kam mbështetur fuqimisht në detyrën e tyre kundër elementëve kriminalë. Këtë gjë e di më së miri Vladimir Mara, Altin Dumani dhe e gjithë trupa e prokurorëve të SPAK dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.

Edhe njëherë faleminderit prej çdo kolegu. S’kam kryer asnjë krim në detyrën time të ushtruar me krenari pranë grupit mediat Shqiptarja.com, shkollës së gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri. Na morën telefonat në mëngjes dhe pastaj na kanë bërë kontroll banese. Na thanë që kontrolli është i paligjshëm dhe na kthyen telefonët, laptopët, iPad-et, flashet dhe hard disqet”, thuhet në reagimin e Hoxhës”, – tha Hoxha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts