Pesë persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike në Gjirokastër, Përmet dhe në Këlcyrë. Bëhet me dije se 2 prej të arrestuarve janë vëllezër dhe posedonin në banesë, 3.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Mësohet se tre persona të tjerët u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash të fituara nga shitja e tyre.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar doza të lëndëve kokainë dhe kanabis sativa, rreth 3.5 kg cannabis sativa, 37 900 lekë dhe 2 automjete. Nga hetimet ka rezultuar se këta 5 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts