Ndeshja e ardhshme mes Francës dhe Izraelit në Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet më 14 nëntor, konsiderohet me rrezik të lartë dhe po kërkon masa të jashtëzakonshme sigurie nga mbërritja e skuadrës izraelite në tokën franceze. Në ditët që parashikojnë ndeshjen Francë-Izrael, lëvizjet dhe seancat e stërvitjes të gjithë grupit (lojtarë, staf teknik, drejtues) janë nën mbrojtje speciale, me masa të jashtëzakonshme të cilat u përdorën me përgjigje të shkëlqyera gjatë Lojërave Olimpike të Parisit. Këto masa do të shtohen në ditën e ndeshjes.

Edhe shërbimet sekrete izraelite në veprim

Asgjë nuk i është lënë rastësisë kur Izrael të mbërrijë në Francë për ndeshjen në Parc des Princes më 14 nëntor për raundin e 5-të të Ligës së Kombeve. Të gjitha seancat e stërvitjeve do të jenë tërësisht të izoluara, me një grumbullimin të ngritur në një zonë të cilësuar si “ushtarake”. Askush nuk ka mundësi të afrohët në fushat ku zhvillohen përgatitjet dhe lojtarëve dhe stafit teknik iu është ndaluar kategorikisht të lëvizin lirisht në qytet. Autoritetet franceze janë përgjegjëse drejtpërdrejt për sigurinë e skuadrës, ndonëse rreth skuadrës janë të pranishëm disa anëtarë të shërbimeve sekrete izraelite, të cilët janë “shkrirë” me policinë lokale.

“Strofulla” e sigurisë rreth Izraelit

Rreth seleksionit izraelit, masat e sigurisë janë të plota, disa të dukshme dhe disa të padukshme, por gjithmonë sipas një protokolli të përcaktuar. Për të arritur në vendin e stërvitjes, në veri të rajonit të Parisit, Izraeli ka përdorur, si zakonisht, disa autobusë, të cilët janë shoqëruar nga motorët e Policisë së Prefekturës së Parisit. Një helikopter i xhandarmërisë kombëtare është gjithmonë në fluturim mbi vendin e stërvitjes izraelite, ku janë në shërbim përherë njësitë mobile të forcave të armatosura (CRS), në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentët e policisë franceze.

Lexo më tejVideo/ Italia e para grupit, tifozët fyejnë himnin e Izraelit: Franca dominuese, Haaland ai i përhershmi

Kombëtarja izraelite ka marrë udhëzime të rrepta nga autoritetet, të cilat do të vazhdojnë deri në largimin e skuadrës, që është planifikuar për fundjavën. Sistemi i adoptuar është në thelb ai që ka dëshmuar efikasitetin e tij gjatë Lojërave Olimpike të Parisit dhe parashikon që ditën e ndeshjes të ketë edhe një kontroll “vizual” mbi grupin e skuadrës.

Francë-Izrael, ndeshje e klasifikuar me rrezik të nivelit 5

Prefekti i Parisit, Laurent Nuñez, ka njoftuar në këto momente se çfarë do të ndodhë në qytet para, gjatë dhe pas ndeshjes Francë-Izrael të enjten në mbrëmje. Takimi është klasifikuar si një ngjarje me rrezikshmërinë nivel 5, që është niveli më i lartë i alarmit, i cili përdoret për të parandaluar rrezikshmërinë e turbullirave mes tifozërive. Siguria është forcuar për shkak të situatës gjeopolitike shumë të tensionuar që ka prekur kohët e fundit edhe stadiumet e futbollit. Pikërisht për këtë arsye, do të jetë në fuqi “zero tolerancë”: “Janë në dispozicion më shumë se 4 mijë agjentë,” ka shpjeguar Nuñez. “Në stadium nuk do të lejohet asnjë mesazh politik, përfshirë flamujt palestinezë. Vetëm flamujt francezë dhe izraelitë do të lejohen në stadium. Rreth stadiumit nuk do të tolerohet asnjë shkelje e rendit publik”.

Programi i Izraelit: klimë surreale

Në këtë “strofull” të kthyer ushtarake nga sigurie, kombëtarja izraelite po përpiqet të jetojë në mënyrë krejt normale përgatitjet për një ndeshje që ka pak rëndësi për renditjen në Ligën e Kombeve (Izraeli është eliminuar, i fundit me zero pikë pas 4 ndeshjesh), por jo për Francën që lufton për vendin e parë në grup me Italinë. Ky sistem masiv kontrolli absolut, megjithatë, nuk është një risi për izraelitët, që është mësuar të jetojë në “exil” që nga 7 tetori 2023, pasi Izraeli i zhvillon ndeshjet e tij “shtëpiake” në Hungari.

Më 13 nëntor, për lojtarët izraelitë niveli i sigurisë do të rritet edhe më shumë, pasi ata pritet të zhvillojnë një seancë stërvitore në Stade de France dhe më pas, pasdite në Saint-Denis, do të mbajnë një konferencë shtypi dhe një stërvitje tjetër para se të përballen me “Blues” në një Francë-Izrael që kthehet ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë të Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts