Kërkimet intensive të familjarëve , të afërmve dhe policisë gjatë gjithë ditës së sotme për të gjetur 64- vjecaren Dallëndyshe Heqimaj , kanë qënë të pasuksesshme.
E moshuara , banuese në fshatin Visokë të Mallakastrës, është larguar nga banesa që nga mesdita e djeshme, ndërsa familjarët të alarmuar kanë njoftuar në polici .
Kërkimet për 64- vjecaren që vuan nga skleroza kanë angazhuar gjithë banorët e zonës të cilët kanë vijuar kërkimet me dron dhe qen.
Tre djemtë e saj, me frikën se mund të jetë mbytur, kanë kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve të cilët janë zhytur në liqenin e Ruzhdies , por kërkimet nuk kanë sjellë asnjê rezultat. E moshuara vijon té jeté e zhdukur pa asnjë gjurmë.