Flamurtari i femrave në basketboll ka fituar Superkupën e Shqipërisë.

Vajzat vlonjate ia dolën të mposhtin Tiranën në finale me rezultatin 59-81

Të gjitha periodat u dominuan nga Flamurtari në Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit.

10-17, 15-19, 16-23 dhe 18-22 ishin rezultatet e periodave që dërguan tjetër kupë në Vlorë për basketbollin e femrave.

Më parë Tirana kishte mposhtur në finalen e Kupës pikërisht Flamurtarin.

Po ashtu ky rivalitet i dha dhe titullin kampion vajzave bardheblu, që pësuan disfatë në finalen e Superkupës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts