SPORT
2 min read
75

Fetai, një “Modric” kuqezi 

November 12, 2024
0
Fetai, një “Modric” kuqezi 

“A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje”. Feta Fetai, mesfushori i afruar për herë të dytë në ekipin kombëtar nga trajneri Sylvinho foli për mediat në konferencë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Fetai u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin teknik. “Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren”.

Fetai vjen me një krahasim të rëndë me vete, sepse shumë e konsiderojnë një Modric shqiptar. Natryrisht djaloshi mundohet të jetë me këmbë në tokë, sepse krahasimin duhet ta tregojë në fushë: “Modric e preferoj shumë si lojtar.

Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani – tha Fetai, që e mbyll me një batutë -. Ndaj Çekisë, do të doja të shënoja njësoj si të asistoja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts