Fier – Blegtorët: Infeksioni i shkaktuar nga mushkonjat në Myzeqe ka sjellë ngordhje të të imtave apo qengjave pas e gjat lindjes. Akoma nuk është bërë vaksina kundër brucelozës

Një dukuri e re e infeksionit të të imtave të shkaktuar nga kolonitë e mushkonjave po sjell ngordhjen e të imtave apo qengjave pas e gjatë lindjes .

Blegtorët thonë se zona ka vite pa u dizisektuar , mushkonjat shkojnë në buzët e bagëtive apo në mushkëri nga rrugët e frymëmarrjes duke u sjellë infeksion e më pas ngordhje, por më shumë ato bagëti që lindin.

Blegtorët pohojnë se ende nuk kanë kryer vaksinimin e bagëtive kundër sëmundjes së brucelozës, vaksinë që duhet të ishte kryer, pohojnë ata. Na kanë thënë që do kryhet por se kur ende nuk dihet, thonë blegtorët.

Në një kohë kur Ministria e Bujqësisë ka ndaluar importin e të imtive nga vendet e Ballkanit për shkak të rënies së sëmundjes së Lia e dhënëve më shtetin Grek, tek blegtorët e Myzeqesë ende nuk është kryer vaksina kumdër brucelozës.

Zona e Bishanit në Levan dhe të Povelçës e Semanit ku ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bishan, 10 stane me afro 2500 krerë të imta, në Povelçë dhe Seman 5 stane me 700 krerë të imta dhe që të gjithë i kanë të matrikulkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts