Vetëm rreth 1/3 e votuesve amerikanë në zgjedhjet e këtij viti mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë ose të shkëlqyer. Këto janë rezultatet fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN me votues në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Ishin gjysma e të pyeturve që thanë të njëjtën gjë në 2020.
Kjo duket një “fitore” për Trump që akuzon qeverisjen demokrate për rrënim ekonomi. Ishin gjysma e të pyeturve thanë të njëjtën gjë në 2020. Për 1/3 ekonomia nuk është aq e mirë, dhe 1/3 thotë se janë varfëruar.
Vetëm 1/4 e votuesve thonë se ata janë personalisht më mirë se sa ishin 4 vjet më parë, me rreth 45% që thonë se janë më keq dhe rreth 3 në 10 se po bëjnë të njëjtën gjë. Në sondazhet e 2020, rreth 4 në 10 thanë se po ia dilnin më mirë dhe vetëm 20% se ishin më keq.
Në exit poll-in e këtij viti, rreth 1/5 e votuesve thonë se inflacioni u ka shkaktuar atyre dhe familjes së tyre vështirësi të rënda gjatë vitit të kaluar. Më shumë se gjysma thonë se ka shkaktuar vështirësi mesatare dhe rreth 1/4 që nuk ka shkaktuar aspak vështirësi.