Erjon Veliaj ka lënë ambjentet e SPAK, ku qëndroi për rreth 5 orë pa thënë asnjë fjalë për gazetarët. Megjithëse këta e rrethuan Veliajn në dalje të prokurorisë për t’i marrë një prononcim, Veliaj është larguar me ndihmën e truprojave të tij duke shmangur një reagim për këtë thirrje të dytë të SPAK që po e heton për korrupsion në lidhje me skemën e pastrimit të parave që ka ngritur miku i tij, Elman Abule.

Whatsapp Image 2024 12 26 At 14.25.00 750x375

“O hajdut!”, “Hajdut” – thërrsinin protestuesit e PD-së në dyert e SPAK, sapo Erjon Veliaj la ambientet e prokurorisë.

Kryebashkiaku i Tiranës qëndroi aty rreth pesë orë dhe kur doli nuk tha asnjë fjalë për gazetarët.

Me ndihmën e truprojave, ai u fut mes gazetarëve dhe turmës së protestuesve, që teksa e thërrisnin “Hajdut”, shpërthyen edhe një fishkezjarr letre sipër kokës së Veliajt. (shikoni pamjet më poshtë)

SPAK po e heton për korrupsion në lidhje me skemën e pastrimit të parave që ka ngritur miku i tij, Elman Abule.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts