Mediat belge kanë zbuluar se 5 persona janë arrestuar gjatë fundjavës së kaluar të lidhur me importimin e një ngarkese të madhe kokαine përmes portit të Antwerp. Të dyshuarit ishin përfshirë në trafikimin e 672 kilogramëve kokαinë, e cila u zbulua në një kontejner me kokrra kafeje që kishte ardhur nga Kolumbia.
Autoritetet e zbuluan që të premten se brenda kontejnerit kishte drogë të mbështjellë me çanta sportive të mbuluara me fletë metalike. Sipas zyrës së prokurorit publik të Antwerp, operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë.
Kato Belmans, zëdhënës i zyrës së prokurorit, shpjegoi se operacioni ishte i lidhur me një hetim që vijonte ende. Në qershor, policia kreu kontrolle në disa shtëpi, të cilat çuan në informacione për një 29-vjeçar. Kjo bëri që policia e Antwerp të hapte një hetim për një rrjet kriminal që dyshohet se organizonte dërgesa të kokainës.
Fillimisht autoritetet arrestuan 4 persona ndërsa më pas u vu në pranga edhe një i pestë që kishin shkuar të tërhiqnin drogën nga porti. 4 nga të arrestuarit janë belgë ndërsa njëri është shqiptar të moshave nga 21 në 37 vjeç.
Ata dolën para gjykatësi të shtunën, i cili vendosi t’i mbajë në paraburgim me dyshimin për trafik droge në bashkëpunim. Ata do të dalin sërish para një gjykate të enjten, e cila do të caktojë vazhdimin e paraburgimit.