Fier – Në Apoloni, Bashkia e Fierit organizon për herë të parë “Muzak Fest”, një fest dedikuar tërësisht trashëgimisë kulturore.
“Muzak Fest”, e konceptuar prej organizatorëve, Drejtoria e Artit dhe Kulturës së Bashkisë Fier, si një mbrëmje gala, solli në Apoloni disa nga figurat më të shquara të kinematogarifisë shqiptare dhe muzikantë të “Perlat Shqiptare”, duke krijuar një simfoni vlerash për të promovuar trashëgiminë kulturore përmes artit skenik dhe atij muzikor.
Artistët si: Luiza Xhuvani, Nriçim Xhepa, Myzafer Zifla, Vasjan Lami dhe Klajdi Marku kanë interpretuar pjesë nga krijimtaria e shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, si: Kadare, Agolli dhe ata fierakë, ku në fokus ka qënë Apolonia, historia dhe madhështia e këtij qyteti antik.
Ndërsa grupi i instrumentistëve “Albanian Pearls”, kanë interpretuar pjesë më të zgjedhura nga repertori i muzikës klasike shqiptare dhe asaj të huaj, me soprano Dorina Selimaj. Në këtë formacion artistësh virtuozë kanë qënë edhe Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit, Herida Duro,
“Muzak Fest”, e cila ka në qendër promovimin e trashëgimisë kulturore të Fierit, sapo ka nisur rrugëtimin e saj, që sipas Drejtueses së Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Ardjana Mile, do të jetë një organizim i përvitshëm.









“Muzak Fest”është ideuar nga për të qënë një festë elitare kulturore për trashëgiminë, e cila këtë vit tërhoqi vëmendjen e Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, MIET, MK për ta financuar realizimin e plotë të saj.