Ka mbërritur solstici dimëror. Të shtunën e datës 21 dhjetor, në orën 10.21, përfundon zyrtarisht vjeshta dhe fillon sezoni i dimrit. Për më tepër, për ata që jetojnë në hemisferën veriore, kjo datë përkon edhe me ditën me numrin më të vogël të orëve të dritës në të gjithë vitin 2024. Nga ky moment ditët do të fillojnë të zgjaten përsëri dhe në ditën e ekuinoksit pranveror dita dhe nata do të jenë të barabarta.

Por kjo nuk nodh kudo njëlloj në botë. Në hemisferën jugore, në fakt, 21 dhjetori do të shënojë fillimin e verës dhe do të korrespondojë me ditën me numrin më të madh të orëve të dritës gjatë gjithë vitit.

Solstici i verës dhe ai i dimrit, si dhe ekuinokset e pranverës dhe të vjeshtës, nuk bien në të njëjtën ditë çdo vit. Në vitin 2023, për shembull, sezoni i dimrit filloi në hemisferën tonë jo më 21 dhjetor, por më 22 dhjetor. Solsticet dhe ekuinokset korrespondojnë me ngjarje të sakta astronomike që ndodhin çdo vit pak a shumë në të njëjtën kohë, por jo saktësisht në të njëjtën kohë.

Dita e solsticit të dimrit përkon me ditën në të cilën Dielli arrin pikën më të ulët të lëvizjes së tij të dukshme. Me fjalë të tjera, nëse do të fotografonim Diellin në të njëjtin mkoment çdo ditë të vitit nga e njëjta pikë në Tokë, dita e solsticit të dimrit do të ishte ajo në të cilën Dielli është në pikën më të ulët në qiell, domethënë më afër horizontit.

Anasjelltas për solsticin e verës. Ekuinokset ndodhin në dy momente të vitit në të cilat rrezet e Diellit janë saktësisht pingul me boshtin e Tokës. Ato korrespondojnë, ndër të tjera, me dy momentet e vetme të vitit në të cilat dy hemisferat tokësore marrin të njëjtat orë drite nga Dielli. ©LAPSI.al

Winter Solstice: What It Is And Its Significance

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts