Një ngjarje e rëndë tronditi sërish opinionin publik në Greqi, ku protagonistë ka qenë një familje shqiptare që jeton në Athinë.

Ka qenë një 39-vjeçar shqiptar i cili ka telefonuar policinë këtë të enjte duke i thënë se ka vrarë gruan me çekiç dhe se trup[in e ka vendosur në papafingo.

Sapo policia ka arritur në vendngjarje ka konstatuar një erë të rëndë brenda banesës së çiftit e cila ndohet në zonën e Ampelokipi në Athinë.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai treoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ak denoncuar krimin.

Ndëkrohë gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e çiftit të cilët ndodheshin në shtëpi, përveç erës së rëndë, nuk kanë patur dijeni për krimin që kishte kryer babai i tyre.

I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte me një shoqe. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.

Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts