Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është përfshirë në një projekt për të ndërtuar një bodrum të madh nën shtëpinë e saj në Hampstead, ku planifikon të ketë një studio muzikore dhe pishinë. Sipas mediave të huaja, Dua ka shpenzuar mbi tre vjet duke bindur këshillin vendor për miratimin e projektit, pasi pati shumë kundërshtime nga banorët për humbjen e hapësirave të gjelbra dhe çështje të tjera mjedisore.

Projekti përfshin gërmimin e mbi 500 ton tokë, dhe ndërtimin e bodrumit në një thellësi prej gjashtë metrash, që është katër herë më i madh se bodrumi ekzistues. Ky projekti i ri do të përfshijë një shtrirje prej 310 metrash katrorë dhe pritet të zgjasë për 12 muaj deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, për të ulur shqetësimet e banorëve për zhurmën dhe dridhjet, pajisjet e ndërtimit do të pajisen me izolatorë të veçantë për të minimizuar. Në kuadër të projektit është planifikuar edhe ndërtimi i një çatie ekologjike për të ruajtur biodiversitetin e zonës dhe për të bërë bodrumin të integrohet sa më mirë me kopshtin ekzistues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts