Delegacioni i eurodeputetëve do të kthehet pa një rezolutë në Bruksel, pasi pala shqiptare nuk gjeti dakordësinë për të votuar draft-rezolutën. Shkak për këtë dështim u bë mazhoranca, e cila nuk pranoi të votonte asnjë prej amendamenteve të propozuara nga ana e opozitës, çka në fund solli votën kundër të opozitës për miratimin e draftit total. Kjo situatë solli edhe debate, mes deputetëve shqiptarë, ndërsa edhe 3 prej eurodeputetëve absetnuan për draftin final.
Dështon miratimi i rezolutës së Stabilizim Asocimit mes delegacionit të Parlamentit Evropian dhe palës shqiptare, një dokument i vlefshëm për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Shkak për këtë mosmiratim u bë përplasja politike në Shqipëri, ku mazhoranca socialiste refuzoi që të pranonte propozimet e bëra nga opozita, duke I rrëzuar me vote çdo amendament.
Ndërsa pas dy ditëve diskutime, mazhoranca refuzoi çdo amendament të opozitës, në fund tryeza u përfshi nga debatet, ku nuk mungoj as përfshirja e europarlamentarëve.
Pasi nga mashoranca u refuzua çdo amendament I opozitës, drejtuesi i takimit Toni Gogu, edhe njëherë tentoi kalimin e përgjegjësive tek opozita, por në kundërpërgjigje, Oerd Bylykbashi vuri në dukje se edhe në momentin që po diskutonin, deputetët e opozitës ishin duke u përndjekur nga policia për shkak të protestës, e sipas tij, kjo situatë ku ndodhet vendi e shtypja ndaj opozitës, nuk mund ti fshihet Brukselit dhe Parlamentit Evropian, nëpërmjet një rezolute të paraqitur nga Partia Socialiste.
Jo vetëm kundërshtimi nga opozita shqiptare, por edhe një pjesë e eurodeputetëve në delegacion abstenuan për rezolutën e njëanshme të bërë nga qeveria shqiptare.