Djemtë e grupit muzikor shqiptar Free Mc’s Gentjan, Romir e Anis Llanaj që i njohin si fierakët, janë çunat e Patosit lindur e rritur në lagjen Margëlliç.
E nisën karrierën e tyre muzikore me hitin “Vish fustanin me toka” duke qenë të parët në muzikën shqiptare që alternuan muzikën Hip-Hop me atë tradicionale duke u bërë një nga grupet më të suksesshme në vitet 2000.
Këngët e tyre “Erdhi dita për të marrë”, “Karamboli”, “Ngjala e Portonovës”, “Gjitonia”, “Jam ushtar” e plot të tjera, ishin më të pëlqyerat nga publiku edhe pas shkëputjes së tyre disa vjeçare për shkak të jetës së tyre në emigrim e pamundësisë për të sjellë këngë të reja.
Në vitin 2016 ata rikthehen përsëri në tregun muzikor bashkë me Romirin tashmë jo vetëm si autor teksti dhe menaxher i grupit por edhe këngëtar.
Edhe pse kanë ndërtuar punën dhe familjet e tyre në Greqi, Çunat e Patosit janë gjatë gjithë kohës me koncerte dhe evente në të gjithë Shqipërinë dhe shtete të ndryshme të Evropës ku ka shqiptar dhe dëgjohet e flitet shqip.
Krenar për artistët e qytetit tonë!