Fier – Një automjet është përfshirë nga flakët duke shkuar për në  bypassin Mbrostar – Levan . Automjeti tip Ford me targa AB 293 BI  

Pas marrjes së lajmit menjëherë në vendngjaje kanë shkuar forca të policisë së qarkullimit rrugor, zjarrfiksat si dhe ekspertëtë e kriminalistikës.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se drejtuesi i mjetit ka dëgjuar një zhurmë në motorr dhe ka parë që të dilte tym nga kufoni i mjetit dhe menjëherë ka ndaluar duke dal nga mjeti duke njoftuar zjarrfiksat.

Policia e qarkullimit rrugor pas pastrimit të vendit që kanë bërë zjarrfiksit pas shuarjes së zjarrit në automjet kanë normalizuar trafikun e automjeteve që krijuan radhë për shkak të diegies së automjetit .

Sipas burimeve të para të informscipnit mësohet se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike, ndlrkohë që drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëme, por ka qënë edhe i vetëm në automjet

Policia

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin Lisien Koçi, 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts