Edmond Fejzulla është një qytetar fierak i cili përveç punës së tij të përditshme merret dhe është i apasionuar pas alpinizmit apo udhëtimeve. Ai kërkon përveç ngjitjen dhe shëtitjen në male e zona të eksploruara edhe në zona të pashkelura dhe për më tepër teksa kthehet pas udhëtimeve të gjata disa ditore publikon foto apo vidio mbresëlënëse duke i shoqëruar edhe me pak tekst si dhe me informacion të marra nga faqet zyrtare.
Një nga këto udhëtimeve ai i zonës së Kardhiqit në Gjirokastër ku Edmondi ai e ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Rezervati ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1800 ha, gjendet 22 km larg qytetit të Gjirokastrës.
Flora përfaqësohet nga Bredhi i bardhë, panja e malit, krekëza, frashëri, dushqet, rrobulli e pisha e zezë.
Fauna përfaqësohet nga derri i egër, dhia e egër, lepuri i egër, ujku, dhelpra, thëllëza e malit.
Shikoni fotot










