Roskoveci është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00 më Roskovec në banesën e Lavdimirit pasi ai jetonte aty me familjen e tij dhe me mamanë. Do të jerë një ceremoni mortore për të dy vllezërit, pohuan familjarë të viktimave. Autori e ka pranuar para policisë autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj.

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”. Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Debati ka nisur me zënkën e djemve të autorit e një prej viktimave .
Autori eshte specialist kaldajash, por ka dhe një pulari.
Dje paradite ka pas debat edhe puntori i pularise se autorit pasi kane tentuar ti bllokojne makinën në rrugë që të mos kalonte. Viktimat i kishin shkuar edhe tek shpia autorit per te sqaruar por nuk kishte qene atje autori për momentintin.
Mes këtyre debateve në orën një të drekës autoi ka shkuar tek lokali për ti takuar e do pinin kafe. Pasi kane debatuar me Lavdimin sepse Gramozi kishte shkuar tek dyqani mishit, nga pas i ka shkuar edhe Lavdimi.
Ne debat e siper me ofendime Altini ka nxjer kallashi nga makina dhe ka qëlluar ne drejtim tyre duke i lënë të plagosur por ka menduar se i vrau.
Me pas eshte larguar ka lene maki en e kasolle te banesës
Altini i ka thene gruas i vrava te dy dhe do dorëzohem.
Policia pas arrestimit të Altinit ka marr në pyetje ka shpqeruar edhe djalin dhe puntorin e pularise se Altinit
Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur dhe i ka qëlluar.