SPAK, agjentë të huaj dhe forca speciale policore kanë futur në rreth disa zona VIP ku ka vila dhe ku bandat fshihen pas tyre duke i kthyer në laboratorë droge në Tiranë. Në sitë po kalojnë vila luksoze dhe persona të krimit në Tiranë. BKH dhe SPAK kanë shpërndarë agjentët e tyre pikërisht në zonat me vila ku dyshohet se prodhohet drogë apo janë streha të kapove të krimit të organizuar.

Kodra e Diellit në kryeqytet është një zonë VIP, ku banojnë politikanë, biznesmenë, por edhe pjestarë të rrjeteve kriminale. Bashkëjetesë e çuditshme, por ja që ndodh! Ndërkohë forcat speciale të policisë rrethuan Kodrën e Diellit, duke kontrolluar për pjesëtarë të grupeve të kokainës.

Mësohet se në zonë strehohen disa kapo të krimit të organizuar. Në operacionin e madh policor janë edhe pjestarë të hetuesve ndërkombëtarë për rrjetet e kokainës, ku grupet shqiptare luajnë rol të rëndësishëm në këtë trafik.

Policia ka arrestuar disa persona në Kodra e Diellit. Burime të rezervuara thanë për “KOHA JONE” se SPAK po drejton këtë supër operacion për disa emra të botës së mafias, ku njeri prej tyre mendohet se ka mbështetje politike.

Prokuroria e Posaçme, Njësia e Operacionales dhe agjentë spanjollë zbuluan mbrëmjen të premtes një laborator kokaine në lagjen e VIP-ave të “Kodrës së Diellit 2”, në Tiranë. Më herët ishte zbuluar një punishte droge në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani raportohet të jetë 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela. Arrestime janë kryer edhe në fshatin Vishnje në Njësinë Administrative Baldushk, ndërsa paralelisht aksioni antidrogë ka vazhduar edhe në fshatin Ibë.

Ndërkohë në mesnatë operacioni u fokusua sërish te lagjja e VIP-ave në Tiranë, “Kodra e Diellit 2”. Ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në këtë zonë, të ngritura në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje. Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera.

Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët. Operacioni mbrëmjen e kësaj të premte u zhvillua edhe në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

SPAK ka vendosur në shenjëstër edhe dy bosë biznesmenë te një zonë shumë VIP me vila në periferi të Tiranës. Mësohet se ka filluar kontrolli i krejt vilave se si janë blerë, nga çfarë burimesh financiare, sa janë vlerat e një vile dhe sa është dokumentuar tjetra afër, ndërkohë që duhet që një çmim i përafërt të jetë, pasi ka manipulime me letra në Hipotekë, po kalojnë në sitë edhe një zonë me toka të blera kohët e fundit pas TEG, sepse ka sinjalizme SPAK-u se po pastrohen dhjetra milionë euro. Po kështu BKH ka filmuar vilat dhe tokat ku po ndërtohet në Farkë, Mullet dhe Lundër, por jo vetëm, ku dyshohet se një ish-politikan shumë i rëndësishëm po ndërton vila, i fshehur pas biznesit të gruas, por llogaritë e SPAK-ut dalin se duhen dhjetra milionë euro të ligjshme për ti ndërtuar, ndërsa kanë verifikuar në banka nëse janë blerë tokat apo vilat që po ndërtohen me kredi bankare apo pastrim parash të pista apo kur ka qenë pushtet me korrupsion.

SPAK-u me kryetar Altin Dumanin, ka mbështetjen e SHBA dhe BE e natyrisht të Britanisë së Madhe, ndaj nuk ndalon në hetime e arrestime. Agjentë të FBI janë konsultentë dhe ndihmës të BKH-SPAK.

Po kështu mësohet nga këto burime shumë të rezervuara se SPAK ka nën hetim disa prej biznesmenëve VIP që kanë marrë koncensione dhe kanë biznese të dyshuara se vijnë nga rrjetet kriminale ndër vite, prandaj po marrin krej aktivitetin në QKB, Tatime dhe Hipoteka se si i kanë krijuar këto shuma miliona euro.

Burime e mësipërme nuk treguan emrat, por do ketë arrestime dhe sekuestrime të pronave të tyre gjigande. Eshtë dhënë porosi që pronat e sekuestruara (ndonëse ka një VKM) që pas sekuestrimit të kalojnë për zyra të administatës publike dhe jo të shiten sepse mendohet se i riblejnë prapë me persona të tretë.

Pas operacionit të mbremshëm te Kodra e Diellit mësohet se emri i biznesmenit VIP që dyshohet është larguar nga vendi, por SPAK po heton edhe kush e ka lajmëruar nga institucionet ligjzbatuese.

Ndaj, mesa duket, ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, po pastron radhët e drejtuesve policorë ndër vite, duke zgjedhur të rinjë që nuk kanë lidhje me botën e krimit. Ministri i Brendshëm, Hoxha, deri tani duket shumë i vendosur në arrestimin e botës VIP të krimit që ka lulëzuar ndër vite.

Këto veprime kurajoze të ministrit të brendshëm kanë krijuar hatërmbetje edhe në segmente të mazhorancës, të cilat flasin në dhëmbë dhe nëpër kafene se “kush dreqin na e solli Ervin Hoxhën?!”.

Por nëse shikon CV e ministrit kuptohet se ai ka karrierë të gjatë.

Nga muaji nëntor 2023 Ervin Hoxha kryente detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Më herët Ervin Hoxha ka shërbyer si drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit: Shef i Njësisë Kombëtare Europol; Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol: drejtor i Policisë Rrugore; drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë; drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave; zv.drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore; drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, si dhe drejtor Kabineti e këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit.Gjithashtu z.Hoxha është specializuar në fushën e sigurisë e zbatimit të ligjit në SHBA, Austri, Gjermani, e vende të tjera europiane.

Arsimin e mesëm e kreu në Balikesir të Turqisë. Më pas vijoi shkollimin në Akademinë e Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e kreu në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane në Münster, duke fituar titullin MA në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.

Ndaj duket se mbetet zgjedhje jo vetëm e kryeministrit, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë të fushës.

Sidoqoftë operacioni mbremë te Kodra e Diellit e cila quhej zonë e paprekshme, u “pushtua” nga Ligji! Pritet edhe disa fshatra turistikë afër dhe përreth TEG të pastrohen nga laboratorët e kokainës. Por jo vetëm këtu. Kështu thonë burimet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts