Me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të, Federico Buffa dhe Federico Ferri intervistuan kampionin Alex Del Piero: një udhëtim unik, nga ëndrra e numrit 10 deri te triumfet me të cilat ai shkroi historinë tek Juventusi dhe më gjerë. “Pinturicchio” foli për marrëdhënien e tij të pazakontë në fushë me një tjetër kampion të madh: Zinedine Zidane.

“E kam përjetuar Zidane si shok skuadre dhe, për fat të keq, edhe si kundërshtar. Kishte sinergji totale mes nesh, nuk duheshin fjalë apo shikime. Thjesht duhej të mendoje për lojën dhe, edhe nëse ai ishte pas teje, e dije saktësisht ku do të ishte. Do të shkonte pikërisht aty ku të dërgoje topin.”

Më pas Del Piero foli edhe për rikthimin e tij të mundshëm tek Juventusi si trajner: “Unë besoj se një person, ose më shumë se një person, i cili ka shkruar një pjesë të historisë së klubit duhet të jetë aty dhe duhet të mbajë role. Lidhja që kam me Juventusin, domethënë të gjithë njerëzit që morën pjesë në rrugëtimin tim me Juventusin, mbetet aq e bukur sa ishte në atë kohë, nuk do ta ndot kurrë me asgjë, nëse do të kem ndonjëherë një rol në këtë klub. Ju e dini se çfarë do të thotë të kesh njerëz që brohorasin edhe për një rrëshqitje, një vrapim, pa dyshim për një gol. Stadiumet moderne, me tifozët aq afërfushës të bëjnë të fluturosh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts