Agjentë të policisë të Elbasanit dhe të BKH po hetohen nga SPAK për dekonspirim të operacionit të ekzekutimit të masave të sigurisë për dosjen “Çopja”.
Për llogari të hetimit janë sekuestruar disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe Ilir Prodës, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë të Elbasanit.
Në zbërthimin e aplikacionit Sky ECC, SPAK ka zbardhur më shumë detaje nga përplasja mes dy grupeve gjatë periudhës nga fundi i vitit 2018 deri në momentin kur Nuredin Dumanit i bëhet atentat.
Përplasjet mes Çopjave dhe Alibejve nisi pas zhdukjes së një sasie prej 50 kg kokainë në Britanë e Madhe, ku dy grupimet fajësuan njëri-tjetrin dhe u përplasën fort.