LAJME
1 min read
71

Dardha e Korçës zbardhet nga dëbora

November 16, 2024
0
Dardha e Korçës zbardhet nga dëbora

Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit. Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celsius, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts