Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” të Vlorës. Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Kevin Hajrulla, rreth 30 vjeç, i cili ka qenë duke lëvizur me një automjet tip Mercedes Benz pranë një kryqëzimi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi drejt tij.

Kevin Hajrulla ka mbetur i plagosur, teksa plumbat kanë kapur edhe një person tjetër, i cili ndodhej në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Mësohet se 35-vjeçari po shiste fruta-perime pranë vendit të ngjarjes. 

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, teksa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një numër të lartë gëzhojash, siç duket edhe në fotot më lart. Pas atentatit është gjetur duke u djegur një automjet në fshatin Panaja, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

Një nga të plagosurit në gjëndje të rëndë

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit. 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Sërish të pafajshëm që lëndohen si pasojë e luftës mes bandave kriminale. Këtë herë ka qenë një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit ku lëvizte 30-vjeçari, Kejvin Hajrulla.

Për pasojë ka mbetur i plagosur i riu që është dërguar me urgjencë në spital, por plumbat kanë prekur edhe një shitës dyqani fruta perimesh, që u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts