estivali “Coachella Valley Music and Arts Festival”, ka zbuluar së fundmi listën e artistëve për vitin 2025.

Emrat kryesorë që do të performojnë janë Lady Gaga, Travis Scott, Post Malone dhe Green Day.

Lady Gaga do të jetë në natën e parë dhe do të shoqërohet nga artistë të tjerë si Missy Elliott, LISA, FKA Twigs dhe Three 6 Mafia.

Dita e dytë rezervon një rikthim  për Green Day, ndërsa Travis Scott, do të performojë për herë të parë që nga tragjedia në festivalin “Astroworld” në vitin 2021. Këtë natë do të jenë edhe Charli XCX, The Original Misfits dhe Gustavo Dudamel & LA Phil.

Të dielën, Post Malone dhe Megan Thee Stallion do të përmbyllin festivalin. Listës së tyre i bashkohen emra të tjerë si Jennie nga BLACKPINK (si artiste solo), Zedd, Kraftwerk dhe Polo & Pan.

Festivali i vitit të kaluar u kryesua nga Lana Del Rey, Tyler, The Creator dhe Doja Cat. Coachella do të kthehet në Empire Polo Club  në datat 11-13 dhe 18-20 Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts