Në galanë e ‘Globe Soccer Awards’, në Dubai, u ndanë çmimet për më të mirët e vitit 2024. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që u anashkaluan për Ballon d’Or këtë vit, mbetën në garë së bashku me më të mirët e brezit të ri. Fituesi i madh ishte Vinicius Junior si lojtari më i mirë i vitit 2024.
Jorge Mendes, menaxher i Ronaldos, njëri prej themeluesve të këtij çmimi, ka fituar kategorinë e agjentit më të mirë në 11 nga 13 vitet që është ofruar ky çmim
Kanë qënë 18 finalistë për çmimin Lojtari më i mirë i meshkujve, me 12 kandidate për çmimin Lojtarja më e Mirë.
Fituesit:
- Mesfushori më i mirë (11 nominuar): Jude Bellingham (Real Madrid)
- Sulmuesi më i mirë (10 nominuar): Vinicius Junior (Real Madrid)
- Lojtarja më e mirë (12 finalistë): Aitana Bonmati (Barcelona)
- Klubi më i mirë i meshkujve (10 finalistë): Real Madrid
- Klubi më i mirë i femrave (4 finalistë): Barcelona
- Trajneri më i mirë (7 finalistë, të gjithë në futbollin e meshkujve): Carlo Ancelotti (Real Madrid)
- Lojtari më i ri i spikatur (7 finalistë): Lamine Yamal (Barcelona)
- Agjenti më i mirë (7 nominuar): Jorge Mendes
- Drejtori më i mirë sportiv (6 nominuar): Piero Ausilio (Inter Milan)
- Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme (5 finalistë): Cristiano Ronaldo (Al Nassr)
- Trajneri më i mirë i Lindjes së Mesme: Jorge Jesus (Al Hilal)
- Klubi më i mirë i Lindjes së Mesme (4 finalistë): Al Ain
- Çmimi i Rivelacionit: Olympiacos
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mori çmimin “Presidenti më i madh i të gjitha kohërave”. Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand, Alessandro Del Piero, Neymar, dhe Thibaut Courtois morën gjithashtu çmime që vlerësojnë arritjet e tyre gjatë karrierës.