Fier – Burg pa afat per babane dhe dy djemte. Ne burg edhe 69 vjecari qe strehoi te rinjte pas vrasjes ne Kurjan
Gjykata e Fierit caktoi masen e sigurise burg pa afat per Altin Kuken, dy djemte e tij Emaurisio dhe Ervis si dhe Tomorr Zyken i cili strehoi te rinjte pas vrasjes se Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj. Akuza e prokurorise per babain dhe dy djemte eshte vrasje ne bashkepunim dhe vrasje ne rrethana cilesuese ndersa per Tomorr Zyken perkrahje e autorit te krimit.
Ne nje seance maratone gjyqtarja Gladiola Bregu shqyrtoi dosjen e prokurorise, detaje te se ciles jane konsideruar sekret hetimor. Te kater personat e akuzuar nga prokuroria kane qendruar te heshtur ne gjykate duke lene ne fuqi deklaraten e pare te Altin Kukes qe tha se i vrau dy vellezerit per shkak te sherrit mes djemve te tij dhe te viktimave.
Me heret ne polici Altin Kuka dhe djemte deklaruan se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve te viktimave dhe nje punonjesi ne pularine e familjes Kuka. Me pas Gramoz dhe Lavdimir Kuka kane takuar babane 79 vjecar te Altin Kukes per tu sqaruar. Por nga ky takim situata eshte perkeqesuar deri sa Altin Kuka mori kallashnikovin dhe e zbrazi ne drejtim te dy vellezerve.
Kater dite pas ngjarjes edne nuk ka nje motiv te qarte per vrasjen e dyfishtë ne Kurjan.
Altin Kuka u vetedeklarua fajtor pasi u vetedorezua ne polici duke rrefyer edhe shkakun e krimit qe kreu. Por familjet Kuka dhe Kurtaj kishin miqesi te vjeter dhe mbetet e pakuptimte pse Altin Kuka arriti deri aty sa te vrase me gjakftohtesi bashkefshataret dhe miqte e tij.
Detaje te dosjes se prokurorise jane klasifikuar sekret hetimor duke lene te hapur pistat per zbardhjen e motiveve te ngjarjes.
Per ngjarjen e rende eshte proceduar penalisht eshe babai i Altin Kukes i cili akuzohet per armembajtje pa leje




