Armando Broja duket se ka tejkaluar pritshmëritë te Evertoni. Sulmuesi shqiptar po lë mbrapa një tjetër dëmtim serioz që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë.

Në kohën e pushimit të Kombëtareve, Broja nisi stërvitjen normale me ekipin e parë.

“Po diskutojmë për hapat e tjera tani. Broja ka pasur një javë shumë të fortë, shumë të ngarkuar dhe kjo do të na lejojë që ne t’i përshpejtojmë hapat e rikthimit të tij, ndryshe nga çfarë mendonim.

Broja ka kaluar shumë kohë edhe me mjekët tanë dhe statistikat e tij janë shumë të forta”, thonë te Everton.

Mesa duket shqiptar i ka dalë nga planet te Evertoni dhe debutimi i tij do të vijë në javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts