Boksieri fierak Xhulio Vrenozi është ndeshur në Këln të Gjermanisë duke korrur kështu fitoren e tij të 22 në boksin profesionit.
Në një postim që ai ka bërë në rrjetet sociale ka pohuar se : U mbyll me sukses edhe ndeshja e radhes. Kjo ishte fitorja ime e 22 ne boksin profesionist. Tani kemi te programuar dhe nje ndeshje tjeter te cilen do e bejm publike shume shpejt.
Fitoret vijnë nga përkushtimi dhe mbështetja e duhur. Falënderim të veçantë për Ervis Hatija që ishte një shtyllë e fortë në çdo betejë. Pa ty, kjo s’do të ishte e mundur! Faleminderit që ishe gjithmonë në krahun tim! Mirënjohës, ka shkruajtur Vrenozi në rrjetet e tij sociale


