Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka qenë i ftuar në Syri tv. Ai gjatë një bisede me moderatorin Arnold Kariqi ka komentuar zhvillimet e fundit të politikës sidomos pas publikimit të akuzave për kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Tedi Blushi: Në fakt nuk kemi parë ndonjë rezultat hetimi. Pasi mjafton vetëm një firmë që Erion Veliaj të arrestohet. Kjo është firma e Erion Velisë që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shkelje të ligjit për pushtetin vendor. Ne tejkalim të kompetencave duke shmangur vendimmarrjen e Këshillit bashkiak të Tiranës. Është njësoj sikur sot Edi Rama të nxjerrë një vendim në emër të Elisa Spiropalit. Sepse Këshilli bashkiak i Tiranës nuk është veçse parlamenti kuvendor i kryeqytetit. Erion Veliaj ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ka firmosur këtë vendim në vitin 2017 dhe ende nuk është marrë i pandehur. Gjithçka që ju shihni tani, edhe këto hyrje daljet në SPAK, apo këto historitë e harabelave …Kur ne kemi ujkun. Ja ku është ujkun SPAK -u na tregon harabelat. Është vijim i një drejtësie me regji e cila tani po tregon ose po bën sikur po tregon, apo zbardh një aferë e cila, jo vetëm duhej të ishte zbardhur prej kohësh sepse Partia e Lirisë dhe opozita në tersi e kanë ndihmuar këtë institucion me mijëra dokumente që faktojnë implikimin dhe faktin e dëshmuar nga Arben Ahmetaj se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Këto gjithë të tjerat pastaj janë vijim apo dëshmitë, apo provë të funksionimit të një drejtësie me regji që bën sikur po e heton Erion Veliajn, që bën sikur po e zbulon skandale kur provat, ja ku është prova. Vetëm ky vendim. Kjo firmë. Mjafton kjo firmë që ai të ishte marrë i pandehur dhe të ishte duke vuajtur dënimin. Në rast se do të kishim një drejtësi të pavarur.

Arnold Kariqi: Pra rrezikon, po thoni, që Veliaj edhe pas gjithë këtij hetimi, të dalë i pastër?

Tedi Blushi: Erjon Veliaj është i zhytur kokë e këmbë në aferën e inceneratorit. Është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Është drejtuesi i organizatës kriminale 5D. Tani SPAK merret me bizhuteritë e bashkëshortes së tij. Kjo është të tallesh me drejtësinë të keqpërdorësh autoritetin që shteti i jep prokurorisë së Posaçme dhe mbi të gjithë të tallesh me kushtetutën të tallesh me ligjin dhe të mos bësh asgjë tjetër veçse ti garantosh imunitet politik një nga, se në fakt janë dy drejtuesit  e Grupit të Strukturuar Kriminal të aferës së inceneratorëve duke përfshirë këtu pa diskutim edhe rolin që ka luajtur në këtë aferë Sekretari i Përgjithshëm i KM Engjëll Agaçi. Sepse në këtë aferë është iu përfshirë kokë e këmbë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts