Gjithshka ndodhi në në një restorant në Paris, në një event ku kishte shkjuar për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj
Varësia e Kate Moss nga droga dhe alkooli është bërë disa herë kryetitujt e tabloidëve.
Modelja në deklaratat e saj të mëparshme pohoi se është “e pastër”, se e ka kapërcyer problemin dhe se substancat tashmë janë një makth i së shkuarës.

Mirëpo, gjithnjë e më shpesh modelja dhe sipërmarrësja e njohur jep arsye për të kundërtën.
Kate Moss u rrëzua përtokë teksa po shijonte një cigare jashtë një restoranti në Paris mbrëmjen e së dielës.
Modelja 50-vjeçare ishte në kryeqytetin francez për të festuar ditëlindjen e 22-të të vajzës së saj pas një jave të ngarkuar të modës.
Në mbrëmje doli nga restoranti Cibus, ku po bëhej festa, për të pirë një cigare.
Menjëherë pas rënies së saj, ajo u shërua dhe u kthye në festë.








