Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.
Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit. Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.