Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se SPAK u përpoq “të blinte heshtjen e tij” me dosjen e ish-kompleksit Partizani. Sipas tij pas 4 vitesh hetime u vërtetua se ministri Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë dhe se Fletoret Zyrtare faktonin se ai trualli ishte i pronarëve përkatës.
Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ai nuk ka kryer asnjë vendim nominal, të cilat tha se kryeministri Edi Rama i ka me dhjetëra.
“Skrapi i partisë, mendonte se me dosjen e klubit ‘Partizani’, fund e krye manipulim kriminal i tyre, do të mund të më impononim mua të heshtja. Po mund të ndodhte kurrë? Unë kur i kam shkruar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken; Z. Sekretar kur të gjesh një provë të vetme dhe çdo qeveri tjetër e botës, të korrupsionit të Sali Berishës, paraqite se unë jap dorëheqjen. Çfarë doli nga hetimi 4 vjeçar i tyre. Doli turpi i tyre. Doli se, Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, se toka ishte shpronësuar, në një kohë që Fletoret Zyrtare faktonin se toka nuk ishte shpronësuar. Fletoret Zyrtare faktonin që në atë kohë se toka ishte e këtyre pronarëve, pikë për pikë.
Mashtruan gazetarët dhe mediat se, ky ka bërë vendime për të favorizuar ata, e dini se çfarë i thanë Gjykatës Kushtetuese? Jo nuk ka bërë sepse nuk ekziston asnjë vendim nominal. Asnjë. Edi Rama ka me dhjetëra vendime nominale, Sali Berisha asnjë. Por thanë kanë përfituar dhe ata. Dëgjoni tani llogjikë kriminale. Pra, në këtë kontekst, sigurisht u përpoqën, menduan se, aty ka kështu e ashtu. Tani mos shtyj më tutje, por u treguan tutkunë, u treguar turp njerëz. E kupton ti që një njeri amniston krimin elektoral, por ai është armik i betuar i pluralizmit dhe PD-së. Nuk ka armik më të egër. Ai është i barabartë në krim me Edi Ramën. Në të gjitha dosje, Bajrëve, Pëllumb Gjokës, gjysma është dosje elektorale edhe Altin Dumani i mbyll për partinë e tij. E garantoj se do të dënohet për to dhe nuk ka forcë në botë që të pengojë ndëshkimin e tij për këto akte.”, tha Berisha.