Sali Berisha ka kërkuar nga autoritete amerikane të kthejnë Erjon Veliajn sa më parë në Shqipëri në mënyrë që ai të përgjigjet për akuzat që ka ngritur SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Berisha tha se Veliaj ka gënjyer kur tha se do të kthehej për dy ditë në Tiranë, pasi bileta e tij është për në datën 18 janar.
“Tani ka deklaruar se për dy ditë jam në Tiranë, sikundër iu bëj thirrje organeve ligjzbatuese në SHBA të bëjnë gjithçka për rikthimin e tij në Tiranë në qoftë se ai tenton të kërkojë në këtë vend apo në atë vend azil politik.
Nuk mund të përdorë SHBA për akte të tilla fugjitive.Kë do takojë ai atje?
Këtu në bashki ka deklaruar se unë po shkoj se këtu nuk e zgjidha dot, ta zgjidh atje. Çfarë do zgjidh ai atje? Duke kompromentuar kështu edhe mbrojtës.
Departamenti i Shtetit kishte këtu një zëvendësndihmëssekretar, erdhi kastile për çështje të korrupsionit. Çfarë don ky që shkon atje?
Ndaj dhe thirrja ime është për organet ligjzbatuese të SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e tij në Shqipëri nëse ai tenton të devijojë fluturimin apo të zgjasë kohën e qëndrimit” u shpreh Berisha.

Dy ditë më parë, Lapsi.al raportoi për udhëtimin e Veliajt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, në një replikë me Berishën, kryebashkiaku i Tiranës tha se do të kthehej për dy ditë në Tiranë dhe do të dilte në çdo televizion në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.