Kreu i PD-së Sali Berisha mbushi 300 ditë në arrest shtëpie këtë të diel. Në fjalën e tij për mbështetësit që shkojnë çdo natë poshtë banesës së tij, Berisha akuzoi Ramën se urdhëroi parlamentin dhe “mercenarët e tij të Skapit” që të vendosin atë në arrest shtëpiak. Sipas Berishës kjo ndodhi “pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare”.

“Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni” – tha Berisha që për këtë akuzoi edhe Xhorxh Soros.

“Por dështimi i Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, këto 300 ditë është më i turpshmi në tërë historinë e lirisë së një vendi. Ata dështuan miqtë e mi, sepse këto kanë qenë ditët e betejës më intensive, më të motivuar të të gjithë jetës time politike.

Në këto 300 ditë së bashku me ju, falë mbështetjes tuaj, kam pasur fatin e madh të luftoj më i motivuar se kurrë për vlerat dhe idealet fisnike që ndajmë me njëri-tjetrin, që ndajmë me shqiptarët, por edhe me njerëzit e lirë, në Shqipëri dhe mbarë botën” – tha ndër të tjera Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts