Në Art Galeri në Seferan të Bashkisë Belsh u zhvillua këtë prag fundjave një nga aktivitetet më të rëndësishme në kuadër të “Muajit të Letërsisë” i cili ishte edhe edicioni i parë i ndarjes së çmimit “Sami Frashëri” për shkrimtarë, studiues e botues për vitin 2024 .

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm akademikë ,figura të rëndësishme të Letërsisë dhe Artit si edhe të rinj e të reja të apasionuar pas Letërsisë e Artit. Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet ” Sami Frashëri” .

Juria e edicionit të parë të çmimit “Sami Frashëri” e përbërë nga Namik Dokle ,ish kryetar Parlamenti dhe shkrimtar, Behar Gjoku, studiues, Gëzim Hoxha, arkeolog, Viola Isufaj, profesoreshë e Letërsisë Bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës dhe Naim Gjoshi, kompozitor, shpallën fituesit e këtij edicioni.

Çmimi “Sami Frashëri ” në letërsi ju dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin ” Komploti”. Çmimi “Sami Frashëri ” në Publicistikë iu dha botuesit Bujar Hudhri për gazetën EXLIBRIS dhe Çmimi “Sami Frashëri ” në “Studime Albanologjike ” ju dha studiuesit Mariglen Kasmi për librin “Wilhelm Zu dhe Shqipëria”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts