Ditën e sotme para parlamentit po zhvillohet një protestë nga “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”. Protestuesit kërkojnë të rriten me 40% pagat dhe pensionet dhe miratimin e statusit të minatorit.
Gjithashtu kërkojnë që të mos ketë rritje të pensioneve vetëm kur afrohen zgjedhjet. Qytetarët kanë bërë me dije se do të fillojnë me mbledhjen e firmave për statusin e minatorit.